Lajme

Haradinaj pret të takojë Ymerin dhe Mustafën

07/11/2017 07:17
nga:A.H

I nomunuari për kryeministër nga koalicioni PAN, kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar për takim, që do të mbahej sot liderin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe atë të LDK-së, Isa Mustafa.

Në letrën që ua ka dërguar një ditë më parë, Haradinaj u ka propozuar që takimin ta mbajnë në zyrat e Kuvendit të Kosovës.

“Për nesër kam propozuar takim me Visar Ymerin dhe Isa Mustafën. Kam propozuar që takimi të mbahet në zyrat e Kuvendit”, ka thënë Haradinaj pas ftesës që ua ka dërguar Ymerit e Mustafës.

Për kundër ftesës së Haradinajt nga të ftuarit nuk i kanë kthyer përgjigje pozitive dhe nëse do të realizohen takimet gjatë ditës së sotme, mbetet të shihet.

07/27/2017 18:49

“Nëse formohet Qeveria Haradinaj do të dirigjohet nga Beogradi”