Lajme

Haradinaj: Pensionet e veteranëve do të paguhen me rregull

09/13/2017 09:38
nga:M H

Pensionet e veteranëve do të paguhen me rregull sipas ligjit, sepse vonesat që po ndodhin tani janë të pajustifikueshme.

Kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj gjatë pritjes që u bëri udhëheqësve të katër Organizatave të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, nga rajoni i Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj (Deçan), Bekë Berisha (Istog), Gazmend Syla (Pejë) dhe Sadri Hoxha (Gjakovë).

Ai tha poashtu se me konstituimin e organeve te Kuvendit, duhet të bëhet rishikimi i buxhetit që pensionet e veteranëve të mos paguhen në mënyrë të pjesshme por të vendoset një bazë e rregullt për pagesë të plotë dhe me kohë.

Katër kryetarët e OVL të UÇK-së e përgëzuan kryeministrin për detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë.

09/24/2017 16:25

BE nuk komenton propozimin e Haradinajt për demarkacionin