Uncategorized

Haradinaj: Nuk i besoj Marrëveshjes së Demarkacionit

10/11/2017 19:44
nga:D.I

Kundërshtimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj, karshi marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk ka ndryshuar. Ai edhe më tutje nuk i beson marrëveshjes së kaluar.

“E di cila është e vërteta. Për atë të vërtetë, që beson Bulliqi, Gruda dhe të gjitha ata që janë duke punuar në komision, dhe të gjitha na që e dimë se ku është kufiri. Ne e dimë pra që kufiri është në Kullë të Zhlebit dhe në Qafë të Çakorrit e nëpër maja të larta. Mirëpo, kjo nuk është veç me bë improvizime”, ka thënë Haradinaj në KTV.

Porosinë e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për deklarimin e kufijve me Malin e Zi, Haradinaj e komentoi veç si një mendim ndryshe, për çka tha se një mendim të tillë e ndajnë edhe shumë të tjerë dhe nuk sheh problem në këtë.

“Unë e vlerësojë mendimi i tij. E vlerësojë mendimin e së cilit. Normale është më pas mendime të ndryshme”, ka thënë Haradinaj.

 

 

12/10/2017 22:42

Haradinaj viziton nesër shkollën e Erdoganit