Lajme

Haradinaj nga Franca e përshendet Bahtirin, thotë se rrugët e tyre do të bashkohen (Video)

04/19/2017 20:16
nga:Gazeta Blic

Ish kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë në liri me kush nga gjykata e Colmarit për shkak të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia, përmes një video-incizimi i ka dhënë përkrahje kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Haradinaj ka thënë se është i bindur se rrugët e tij me të Bahtirit do të bashkohen për të mirën e popullit, shkruan Veriu.info.

Kjo video është publikuar nga anëtari i AKR-së dhe veprimtari nga diaspora, Mehdia Fejza, i cili e ka shprehur dëshirën që Haradinaj të bëhet kryeministër.

Ndryshe, Haradinaj vetëm 10 ditë para se të arrestohej në autoritetet franceze, ka qenë në Mitrovicë dhe i ka dhënë përkrahje kryetarit Bahtiri për projektet e tij. Kujtojmë se seanca vendimtare për Haradinajn do të mbahet më 27 prill në Colmar të Francës./Veriu.info/

06/27/2017 23:41

“Këto parti e bëjnë Ramushin kryeministër”