Lajme

Haradinaj merr me shumë vota se Veseli në Gjakovë

06/17/2017 17:19
nga:M H

Kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe partitë tjera, Ramush Haradinaj ka arritur të marrë me së shumti vota në Gjakovë, se sa liderët e dy partive tjera, Kadri Veseli i PDK-së e Fatmir Limaj i Nisma për Kosovën.

Sipas të dhënave nga rezultatet preliminare, del se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë 9 mijë e 700 vota.

Ndërsa, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka qenë edhe bartës i listës, ka marr 3 mijë e 421 vota.

Shumë më pak se Veseli e Haradinaj, është votuar lideri i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, i cili ka arritur të marr vetëm 868 vota në të gjitha vendvotimet në komunën e Gjakovës.

Sipas rezultateve preliminare koalicioni PDK-AAK-Nisma, në Gjakovë kanë marrë 14 mijë e 982 vota.

11/20/2017 00:00

Ramush Haradinaj: AAK-ja është fituese e 8 komunave