Lajme

Haradinaj: Kosova ka djem që i dalin zot, si dikur Millosheviqit

04/06/2017 18:25
nga:M H

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nga Colmari i Francës ka folur ekskluzivisht në Info Magazine të Klan Kosovës ku ka thënë se me datën 27 prill pret vendimim, që e presin të gjithë.

“Vendimi do të jetë refuzim i kësaj kërkese dhe për kthim në Kosovë. Prezantimi i Prokurorisë paraqiste një rast joekzistent, prezantimi i mbrojtjes ishte shumë i qartë”.

Haradinaj ka treguar edhe detaje lidhur me seancën e sotme në Gjykatën e Colmarit në Francë.

“Sot ka qenë momenti vendimtar të themi ashtu kur prokurori ka deklaruar se janë plotësuar kushtet për ekstradim në Serbi. E mora fjalën se kjo kërkesë për ekstradim është abuzim politik dhe bie në kundërshtim me ligjet”.

“Ishte e qartë se këto akuza nuk qëndrojnë. Edhe unë thashë pikëpamjet që serbët kanë shkaktuar gjenocid në Ballkan dhe se Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën”.

Haradinaj ka thënë poashtu se Serbia u ka shkaktuar të gjithë fqinjëve përreth tragjedi por se tashmë, Serbia nuk mund t’i futë duart në Kosovë.

“Na kanë nxirë jetën qindra vjet, sot ka dalë një brez tjetër që nuk lejon më të futen duart të shqiptarët, pavarësisht se çfarë ndodh me mua. Serbia duhet të mësohet të jetojë me ne dhe nëse do paqe në Ballkan”.

“Janë vetëdijësuar edhe në Ballkan se jemi autokton dhe se askush nuk do të na nëpërkëmbë. Le ta kuptojnë mirë se kemi në Kosovë asi djem që sikur dikur i kanë dalë Millosheviqit përballë. Janë shkaktar të tragjedive në Ballkan, por nuk do të ua qet më kjo logjikë”.

08/16/2017 12:30

Haradinaj: Nuk do të shkojë shumë kohë dhe do të fillojmë me punë!