Lajme

Haradinaj: Kohl do të mbahet mend për ndërrim epokash në Evropë

06/16/2017 21:12
nga:Gazeta Blic

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e ndarjes nga jeta të ish kancelarit gjerman Helmut Kohl, ka vlerësuar se Kosova dhe shqiptarët kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të filozofisë politike të Kohlit.

“Helmut Kohl do të mbahet mend për ndërrim epokash në Evropë. Kosova dhe shqiptarët kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të filozofisë politike të Kohlit.

I shprehë respektin dhe ngushëllimet popullit dhe Qeverisë gjermane për largimin nga jeta të prijësit të madh të tyre dhe Evropës, Kancelarit Helmut Kohl”, ka shkruar Haradinaj në ngushëllimin e tij.

11/20/2017 00:00

Ramush Haradinaj: AAK-ja është fituese e 8 komunave