Lajme

Haradinaj duhet t’i ketë 15 deputetë që PDK t’ia jep mandatin për kryeministër

06/13/2017 12:41
nga:D.I

Ramush Haradinaj duhet t’i ketë 12 deri në 15 deputetë nga radhët e AAK-së dhe Nismës në mënyrë që ta marr mandatin nga partneri i madh PDK për ta bërë Qeverinë.

Kështu ka thënë një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës për KosovaPress.

Ky zyrtar, i cili nuk ka dashur që të dalë me emër është shumë i afërt me kryetarin e partisë Kadri Veseli dhe ka qenë pjesë e negociatave për koalicionin parazgjedhor në orët e fundit të datës 10 maj mes PDK-së në njërën anë dhe AAK dhe Nismës në anën tjetër.

Ky zyrtar tha se koalicioni PDK-AAK dhe Nisma do ta formojë Qeverinë me njërën nga partitë që kanë vota më pak se PAN-i që nënkuptohet me Lëvizjen Vetëvendosje ose LDK-në.

Sipas këtij zyrtari pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja do të fillojnë negociata me partitë që janë renditur e dyta dhe e treta./KosovaPress/

07/20/2017 18:43

Shala: Haradinaj kryeministër, e kemi vendimin e Kushtetueses në vitin 2014