Lajme

Haradinaj: Dialog me Serbinë vetëm me njohjen e Kosovës

06/13/2017 10:51
nga:D.I

Një tjetër sfidë për qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë është edhe dialogu me Serbinë.

TCH gjatë bisedës me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, e pyeti se cili është plani i tij, nëse do të arrijë të sigurojë shumicën e nevojshme për të formuar kabinetin?

Kandidati për kryeministër i koalicionit të PAN-it tha se bisedimet me Serbinë do të bëhen me një kusht të vetëm: njohjen e pavarësisë nga ana e Beogradit.

Ai thotë se deri më tani korniza e këtyre bisedimeve ka qenë e gabuar dhe është folur për çështje të brendshme të Kosovës, që kanë vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit.

“Dialogu me Serbinë është vendosur në korniza të gabuar, pasi diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës. Jam i interesuar për dialog me Serbinë, por për njohje reciproke. Ne nuk pranojmë të bisedojmë për tema të brendshme të Kosovës.

Nëse Serbia nuk rishqyrton vendimin e vet për njohjen, ne nuk vrapojmë pas një dialogu që flet për tema të brendshme të Kosovës.

Ne jemi vend i pavarur, kemi Kushtetutë dhe nuk kemi të drejtë që të vendosim në pikëpyetje ekzistencën e vendit. Dialog për njohjen reciproke, marrëdhëniet dypalëshe, por jo për çështje të brendshme të Kosovës”, u shpreh Haradinaj.

06/22/2017 23:52

Anëtarësimi në Interpol: Profesionalisht Kosova i plotëson kushtet, duhet punë në aspektin politik