Lajme

Haradinaj dhe Delawie diskutojnë për krijimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

06/14/2017 19:12
nga:M H

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

 

Kështu ka njoftuar Haradinaj përmes një shënimi në Facebook.

 

Ky është postimi i plotë:

Sot kam pritur në një takim, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie me të cilin bashkëbiseduam për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë dhe mbarëvajtjen e tyre si dhe për nevojën e krijimit të shpejtë të institucioneve të vendit me qëllim të avancimit të proceseve të Kosovës.

Shpreha në veçanti mirënjohjen për SHBA-të dhe rolin e tyre në ndihmë Kosovës në të gjitha proceset e saj dhe në veçanti ndihmës në shtetndërtim dhe krijimin e një shoqërie demokratike në vend.

 

11/20/2017 00:00

Ramush Haradinaj: AAK-ja është fituese e 8 komunave