Lajme

Haradinaj i bindur se do ta bëjë Qeverinë, e përjashton Vetëvendosjen

06/15/2017 19:25
nga:Gazeta Blic

Ndonëse jo me një fitore të pritur, koalicioni PAN është fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, zotohet se në javën e parë pas certifikimit të rezultateve do të krijojnë qeverinë e re.

Numrin e 61 deputetëve, ai ka thënë se do ta plotësojnë si me komunitete, ashtu edhe me vota shqiptare.

Kreu i AAK-së përjashton mundësitë për një partneritet të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se ish-liderin e këtij subjekti nuk e konsideron mjaftueshëm serioz.

Sipas Haradinajt, fakti që Kurti po mohon disa të vërteta, tregon se sa larg mund të shkojë për të arritur qëllimet e veta “Kurti po mashtron qytetarët, duke thënë se është fitues”, e që, sipas Haradinajt, e vetmja fitore e LVV-së mund të jetë ajo morale.

Ndërsa, për dialogun me Serbinë ka ritheksuar se prezenca vetëm e BE-së nuk do të mjaftojë, duke shtuar se prezenca e SHBA-së është e domosdoshme.

Për dialogun, Haradinaj ka thënë se nuk do ta vazhdojë aty ku ka mbetur, por fillimisht tha se do të kërkojë hetime për atë çka është arritur.

12/13/2017 08:31

Përçarja para zgjedhjeve