Cult

Hapet Festivali i filmit turk në Prizren

09/08/2017 07:36
nga:Gazeta Blic

Edicioni i parë i Festivalit të filmit turk në Prizren nis sot, i cili do të jet i hapur deri më 15 shtator në Kino Lumbardhi.

Në këtë organizim do të shfaqen filmat e suksesshëm të kinemasë turke të viteve fundit.

Në kuadër të festivalit gjithsejtë do të shfaqen 11 filma, derisa në cilësi të mysafirëve do të paraqiten edhe aktorët, regjisorët, skenaristët e brezit të vjetër dhe të ri nga Turqia.

Ediz Hun, Çagan Irmak, Yigit Ozsener janë vetëm disa nga emrat e njohur të kinematografisë turke, që do të jenë prezent në edicionin e parë të Festivalit të Filmit Turk në Prizren.

09/20/2017 15:59

Djaloshi nga Prizreni kishte dy mysafirë nga Dubai – kur ai bëri dasmë, ata e “mbuluan” me para! (Foto/Video)