Cult

Hapet Festivali i Filmit “Hyjnesha nё fron”

09/30/2017 07:29
nga:Gazeta Blic

Sot në Fushë Kosovë fillon edicioni i dhjetё i Festivalit tё Filmit tё Kosovёs “Hyjnesha nё fron” (Hn’F)

Festivali i Filmit tё Kosovёs “Hyjnesha nё fron”, i cili kёtё vit shёnon edicionin jubilar, tё dhjetin me radhё, do tё mbahet nё hapёsirat e Stacionit tё trenit, nё Fushё Kosovё.

“Hyjnesha nё fron” do tё zgjasё pesё ditё dhe projeksionet e tij do tё realizohen nё tri lokacione, pёrkatёsisht nё tren, nё sallёn e Stacionit tё trenave dhe nё “Hotelin Hyjnesha” ku edhe do tё zhvillohet gala mbrёmja e hapjes ceremoniale.