Sporti

Hamburgu pranë rënies, Mavraj gati për finalen

05/19/2017 21:03
nga:L H

Ish-kampioni i Europës dhe i Gjermanisë në futboll, Hamburgu ndodhet në një pozitë të vështirë me rënien nga Bundesliga që është kthyer në opsion real për ekipin verior.

Ky i fundit duhet të fitojë ndaj Wolfsburgu në ndeshjen e kësaj të shtune për të evituar një play off që rrezikon ta dërgojë në një kategori inferiore.

Skuadra ku militon dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit Mërgim Mavraj, ndodhet në pozicion të ngjashëm me presionin që kaq vuajtur në 4 sezonet e fundit. Sipas mediave, një rol të madh në shpëtimin potencial këtë fundjavë, mund të luajë dhe mbrojtësi kuqezi.

“Shqiptari që dëshironte të bëhej polic, duket se tani ka vendosur rregull dhe siguri në mbrojtjen e Hamburgut, dhe me lojën e tij mund të rezultojë vendimtar ndaj Wolfsburgut” thuhet mes të tjerave për Mërgim Mavrajn në gazetën “Abend Bladet”. Mbrojtësi i lindur në gjermani nga prindër nga Kosova, rikthehet pas pezullimit në Bundesliga, shkruan SuperSport.al.

Titulli këtë vit ka shkuar për Bayern Munchen ndërsa rënia e sigurt u konfirmua për Darmstadt dhe Ingolstadt. Vëmendja tashmë është te Hamburg, skuadra e vetme që ka luajtur gjithmonë në Bundesliga, që prej krijimit.

07/17/2017 15:37

Kjo është e dashura e lezetshme e Mergim Mavraj (FOTO)