Lajme

Haliti: Shndërrimi i FSK-së në ushtri vetëm në partneritet me SHBA-në dhe NATO-n

03/20/2017 21:24
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti konsideron se shndërrimi i FSK-së në ushtri duhet të bëhet vetëm në partneritet me SHBA-në dhe NATO-n.

E nisma e presidentit Hashim Thaçi për themelimin e ushtrisë sipas Halitit, është e qëlluar por nëse dalin pengesa në raportet mes SHBA-së, NATO-s dhe Kosovës, nënkryetari Haliti vlerëson se duhet të ndërtohet një strategji që do të mundësonte formimin e ushtrisë.

Thaçi ka thënë se do ta formojmë ushtrinë me marrëveshje me NATO-n dhe me aleatët e vendit tonë. Nisma është e drejt e presidentit, ajo është shumë e qëlluar por nëse dalin pengesa në rarportet mes NATO-s dhe Kosovës mes shtetëve të Bashkaura atëherë ne duhet të ulemi me ta dhe të ndërotojmë një strategji që në na mundëson hap pas hapi ta ndërtojmë edhe ushtrinë“, tha Haliti për “Gazeta Blic”

03/26/2017 22:24

Forcat e ShBA mbështesin rimarrjen e aeroportit ushtrak në Siri nga duart e ISIS

Ai më pas shtoi se për të ruajtur partneritetin me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian në procesin e transformimit të FSK-së në ushtri, Kosova i ka borxhe atyre “në kutpimin e mirë të fjalës“, siç ka thënë ai.

Unë mendoj se partitë politike, deputetë dhe të gjithë neve që jemi aktulisht në politikë që varet shumë çka vota jonë dhe vendimet tona duhet që çështjet e ndishme t’i konsultojmë me aleatë tanë strategjik. Aleatë nuk janë vetëm kur na pëlqen neve, por ajo krijohet me interesa të përbashkëta, interesa dy palëshe. Unë besoj që këtë çështje partitë politike, strukturat e tyre grupet parlamentare të gjitha palëve dhe lidërt politik dhe institucional të Kosovës duhet t’i analizojnë dhe të veprojnë me interesat strategjike me aleancën atlantike dhe me interesat strategjike të Kosovës“, është shprehur Haliti.

Sipas tij, nëse NATO-ja e garanton pavarësinë e Kosovës dhe Bashkësia Ndërkombëtare është e gatshme ta pranojë këtë variant, “atëherë ne mund ta shpallim edhe neutralitetin e Kosovës, si një vend paqësor në mbrojtjen e NATO-s“, tha ai.

Sipas procedurave, qeveria duhet të kthej Projektligjin në Kuvend me komentet apo rekomandimet në afatin prej një muaji. Pasi të përmbyllen procedurat e nevojshme, ai më pas vendoset për shqyrtim dhe votim në Kuvend, ndonëse pas reagimeve të para ndërkombëtare, mbetet e paqartë nëse institucionet e Kosovës do të votojnë njëanshëm themelimin e ushtrisë, pa një koordinim dhe përkrahje të plotë nga NATO./GazetaBlic.com/