Sporti

Hadërgjonaj i jep fund spekulimeve, ja me cilën kombëtare do të luajë mbrojtësi

05/19/2017 16:44
nga:Y K

Edhe një futbollist shqiptar zgjedh të luajë për kombëtaren e Zvicrës.
Pas Albian Ajetit, kombëtarja e Zvicrës ‘rrëmben’ edhe një talent tjetër. Florent Hadërgjonaj është ftuar në kombëtaren helvetike, duke i dhënë kështu fund spekulimeve nëse do të vinte të luante për Kosovën.

Mbrojtësi i Ingolstadt ka marrë së fundmi një ftesë nga kombëtarja e Zvicrës për dy ndeshjet e muajit qershor, miqësoren ndaj Bjellorusisë si dhe atë eleminatore kundër Ishujve Faro. Hadërgjonaj ka qenë një lojtar i vëzhguar nga Albert Bunjaki dhe trajneri i kombëtares së Shipërisë, Giani De Biasi.

22-vjeçari i lindur në Langnau ka luajtur edhe për grupmoshat U20 dhe U20 të Zvicrës