Gucati-Dërgutit: Ta shti gishtin në gojë

30 December 2016, 13:12

Gucati-Dërgutit: Ta shti gishtin në gojë

Përfaqësues të veteranëve së bashku me disa deputet si Anton Quni, Daut Haradinaj dhe deputetë të tjerë, tashmë kanë shkuat në byfe të Kuvendit të Kuvendit, ku deputetët po mundohen t’i qetësojnë përfaqësuesit e veteranëve pas debatit të ashpër që u zhvillua në seancë.

Debati në Kuvend ndodhi kur deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti reagoi kundër kategorizimit të veteranëve duke akuzuar për këtë përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

“Po e shoh që sot, zëri i përfaqësuesve të shoqatës së veteranëve të luftës, nuk i përfaqëson denjësisht ata që kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, për shkak se pranon një kategorizim. Prit unë jam t’u fol. Këta përfaqësues të shoqatave janë me siguri në kategorinë e parë, që i marrin 250 euro dhe nuk brengosen për tjerët që futen në kategorinë 120 euro. Uleni se unë po fals, ju nuk i përfaqësoni. Prej mbarmë kam marrë mesazhe, prej shokëve të luftës të cilët ndihen të diskriminuar me këtë kategorizim. Unë flas në emër të gjithë atyre shokëve që prej dje më kanë dërgu mesazhe të vazhdueshme me këtë diskriminim që bëhet me kategorizimin. Futen në kategorizimin prej 120 euro. Në këtë vend ka ardh puna që veteranët e luftës presin lëmoshë prej 120 euro që të ia ndaj shteti i Kosovës nga buxheti i saj. Wshtë krejtësisht e pakuptueshme pse futet viti 91… Ulu aty , mos u thir r në emwr të Adem Jasharit, sa i merr ti a i merr 250 euro prej këtij projektigji, në cilën kategori je”, tha Dërguti.

E debati i ashpër, sharjet e fyerjet mes përfaqësueseve të shoqatës e Aida Dërgutit dhe disa deputetëve tjerë, kanë vazhduar për disa minuta. Ku pas kësaj përfaqësuesit e veteranëve, kanë dalë nga salla e Kuvendit ku mbahej seanca, e cila u detyrua t’i ndërpres punimet për shkak të tensioneve të shkaktuara.

Nuk kanë munguar as ofendimet dhe fyerjet në adresë të deputetes Dërguti, nga kryetari i Shoqatës së veteranëve.

Kryetari i veteranëve Hysni Gucati që ishte i pranishëm në sallën ku po mbahej seanca ka reaguar ndaj fjalës së Dërgutit e cila edhe kjo ka qenë ushtare e UÇK-së.

“Mos bënë me gisht, se ta shti atë gisht në gojë“, tha ai.

Duke e parë këtë tensionim të situatës kryesuesi Sabri Hamiti ka dhënë pesë minuta pushim.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika

Foto dhe Video e Dites