Sporti

Guardiola ka një lajm të madh për Cityn para takimit me Arsenalin (FOTO)

04/21/2017 20:39
nga:L H

Pep Guardiola ka gëzuar Manchester Cityn.

Guardiola i ka dhënë një lajm fantastik Manchester Cityt para ndeshjes me Arsenalin, pasi ka konfirmuar rikthimin e brazilianit Gabriel Jesus, raporton ‘Daily Mail’, përcjellë Gazeta Blic

Talenti 20-vjeçar pësoi lëndim të rëndë 10 javë më parë, dhe dyshohej se ylli i ekipit do të mungonte deri në fundi ne sezonit.

Por, Guardiola tha se ai mund të rikthehet për ndeshjen me Arsenalin, të cilën City e luan të dielën, në gjysmëfinalen e FA Cup.

“Ai është shumë, shumë më mirë”, tha Guardiola.

“Është stërvitur me ne të premten. Do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen me Arsenalin, ai rikthehet i lumtur dhe jemi të lumtur për rikthimin e tij”, ka shtuar tekniku spanjoll. /Gazeta Blic/

09/23/2017 18:04

City triumfon me rezultat shkatërrues (Video)