Sporti

Guardiola e dëshiron yllin e Arsenalit (FOTO)

01/10/2017 13:18
nga:Gazeta Blic

Manchester City e dëshrion Jack Wilshere, por Arsene Wenger dëshiron që ai të qëndrojë në Arsenal.

Arsene Wenger është i vendosur për t’i ofruar Wilshere një marrëveshje të re në Emirates, kur mesfushori të kthehet në Arsenal, pas huazimit në Bournemouth.

Wilshere është duke shijuar një formë të lartë në Bournemouth pas dështimit për të gjetur një vend statrues në formacionin e Arsenalit këtë sezon.

Mesfushori 25-vjeçar do të kthehet në Arsenal në fund të marrëveshjes aktuale. Arsene Wenger ka kërkuar anglezi të qëndrojë në ekip. Wilshere është në planet e Wengerit se nuk do të lejojë largimin e tij pasi që Wilshere vjen nga akademia e klubit.

Pep Guardiola është një admirues i Wilshere, që prej performancës së tij mbresëlënëse për Gunners kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve në vitin 2011.

Daily Star ka raportuar se Guardiola ka vënë kontaktet e para me Arsenalin dhe kërkuar që të informohet për të ardhmen e Wilshere

08/14/2017 19:26

Zyrtare: Guardiola transferon sulmues te Manchester City (FOTO)