Cult

“The Guardian”: Ky është plazhi shqiptar- ndër më të mirët në Evropë!

05/19/2017 16:32
nga:Gazeta Blic

Gazeta prestigjioze britanike “Guardian” ka renditur disa nga plazhet më të mira në Evropë, ku në vend të dytë është plazhi i Drimadhes në Shqipëri.

Ky është një lajm i mirë për turizmin shqiptar dhe britanikja u këshillon lexuesve të saj që ta vizitojnë.“I fshehur prapa një rruge malore, plazhi kryesor i Drymadhes është me të vërtetë guror, por kthehuni majtas dhe ecni për 10 minuta dhe do të gjeni plazhe plotësisht me rërë të bardhë. Deti është pa dyshim i qartë dhe ka një temperaturë të përshtatshme”, shkruan gazeta.

Guardian ben me dije se atje mund të gjeni çadrat e kampingut 8 euro nata, me dyshekë dhe shtroje të pastra, përveç bareve dhe kuzhinës si dhe sendet e tjera të domosdoshme.
Në listë janë edhe shumë plazhe të tjera që përfshijnë ishujt holandezë, ato Faroe, etj

03/21/2017 15:50

Guardian”: Bankat britanike kanë shpëlarë para ruse