Uncategorized

Gruas që iu kthye shikimi pas 44 vitesh, biznes apo humanizëm? Flet specialisti! (Video)

03/19/2017 12:39
nga:M H

Ka dy ditë që në mediat e vendit endet një lajm ku thuhet se Hafize Thaçit i është kthyer të pamurit pas 44 vitesh, pas nënshtrimit të një operacioni në një prej klinikave private në Prishtinë.

 

Por, euforisë së këtij lajmi, që në rrethana tjera do të ishte i mirëpritur, nuk po i bashkohen profesionistët.

Është specialisti i të pamurit të dëmtuar (low vision), Rushit Arifi që ndaj këtij lajmi ka reaguar me skepticizëm, duke lënë të nënkuptohet se organizata që ka mbledhur fondet për operimin e gruas dhe klinika private që ka kryer operimin, po tregohen të pasinqertë me rastin e Hafize Thaçit, shkruan Periskopi.

Arifi, i cili profesionin e zhvillon në Suedi për disa vite, ka thënë se nuk duhet të jesh specialist i syve për ta kuptuar se qelizat nervore në retinën e syrit vdesin nëse nuk i ekspozohen dritës për 1 apo 2 vite.

Periskopit Rimanishta i ka thënë se në bazë të dyshimeve të tij të para, pacientja duhet të ketë vuajtur nga ndonjë afaki apo pseudofaki (ka pasur thjerrëz të pazhvilluar) – dhe sipas tij, ajo nuk ka qenë tërësisht e verbër, gjë që ka shtyrë kryesit e operacionit që t’ia heqin thjerrëzën, duke i mundësuar dritës depërtim në retinën e syrit.

Rushit Arifi

 

Por sipas tij, kjo është e rrezikshme, sepse pacientes mund t’i përkeqësohet shëndeti dhe ta humb tërësisht të pamurit brenda një kohe të shkurtër.

“Pacientja duhet të ketë një afaki ose pseudofaki. Pra, ka pasur thjerrëz të pazhvilluar. Sa për orientim, nuk ka qenë e verbër në kuptimin e plotë të fjalës dhe mjeku ia ka hequr atë trohë thjerrëzë të rrejshme dhe menjëherë në sy i depërton ma shumë dritë. Pacientja mund të shoh më mirë për disa ditë ose jave, por mund t’i humbë edhe ajo sasi e të pamurit që e ka pasur”, ka thënë Arifi për Periskopin.

Ndërsa, në Facebook specialisti Arifi ka shkruar se lajmit do t’i besonte po që se pacientes do t’i ishte bërë implantimi i ndonjë mikroçipi elektronik, apo implantimi i qelizave stamore në retinë, por sipas tij, intervenime të tilla janë ende në fazën eksperimentuese në vende ku mjekësia ka shënuar progres.

Ju sjellim të plotë shkrimin e Arifit në Facebook pa ndërhyrje:

E pashë para disa ditësh ne shumicen e portaleve dhe rrjeteve tjera sociale duke u shpernda nje lajm nga dikund ne Drenicë, ku nje grua e cila pohonte se ka qenë e verber mbi 44 vite dhe e cila nuk ka pa dritë me sy.

Nje organizatë humanitare me ngjyrime fetare “Jetimat e Ballkanit” paska mbledhë të holla dhe ua ka ndertue një shtëpi banimi gjë që është teper mirë.

Ajo që më bëi me i que vetullat lart dhe me u habitë ishte lajmi se kjo organizatë ka mbledhe 5000 € dhe ket grua te verbër e dërgon ne spitalin “Eye Hospital” ne Prishtinë dhe hokus pokus, grues i kthehet te pamuri pas 44 vitesh.

Njerëzit besoj qe e mbajne mend një “mrekulli” te ngjajshme qe pat ndodhe me një të verbër tjetër nga Kosova menjëher pas lufte. Nje burr gjithashtu i verbër i cili kishte kërkuar shërim në tër Europën por askush përpos një mjeku në Prishtinë nuk kishte pasë sukses. Ne të gjitha mediat u raportua ky rast. Pak dit pas raportimit, mjekut privat i cili e kishte ba kët “mrekulli” iu shtuan radhet e pritjes para klinikës kurse per pacientin ma kurr nuk u raportue i cili me sigurinë ma të madhe i është përkeqsue gjendja edhe ma shume se sa para ati operacioni.

Nuk duhesh me kan specialist i syve per me kuptue qe, nese qelizat nervore në retinën e syrit per një kohë të gjatë, pra 1-2 vite por edhe ma pak, nuk i ekspozohen dritës, ato vdesin dhe më nuk ringjallen. Me qenë i verbër mbi 44 vite dhe me një operacion, po due me besue që pacienti ka vuajt nga ndonje formë e afakisë apo keracotonusi dhe, nje intervenim dhe pacienti me pa, eshte kogja absurd.

Kisha me besue po që se i është ba ndonjë inplantim i ndonjë minichipi elektronik apo ndonjë inplantim i qelizave stamore ne retinë por, jo. Keso intervenimesh ende jan ne fazat e experimenteve me minje dhe ne Kosovë as qe bahet fjalë te ket qenë ksi intervenimi.

 

 

 

04/27/2017 21:47

Haradinaj: Kush ka jetuar me shqiptar kurrë nuk ka pësuar (VIDEO)