Lajme

Gruas nga Skënderaj i kthehet të pamurit pas 44 vjetësh (Video)

03/18/2017 07:41
nga:Gazeta Blic

Hafize Thaçi nga Skenderaj, është gruaja e cila për 44 vjet jetoi pa e parë dot dritën e diellit. Ajo u martua, bëri fëmijë, iu rritën, por asnjëherë deri sot nuk i pa.

Tashmë Hafizja pas më shumë se 4 dekadash mund të sheh burrin, por edhe fëmijët e saj.Kjo falë shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e cila u mobilizua dhe arriti të grumbullojë 5 mijë euro me të cilat e realizoi operacionin në syrin e majtë në spitalin Eye Hospital në Prishtinë, shkruan EkonomiaOnline.

“O Zot, o Zot, mrekulli e madhe. Paskam jetu 44 vite në burg, tash po i shoh femijet e mi. Alo, a je Halili, pasha Zotin po shoh, po shoh edhe mirë bile”. Këto ishin fjalët e para pas operimit të Hafizës, e cila të parin e telefonoi organizatorin e kësaj ngjarjeje Halil Kastratin.

“Mbrëmë më thirri në telefon, na bëri me lot gëzimi kur na tha që: Unë po shoh o Halil”, tregon ai duke shtuar se ndjehet shumë i lumtur që ishte shkaktar që asaj t’i kthehet të pamurit. Po kësaj familje kjo shoqatë para një muaji i kishte blerë edhe banesë, pasi që jetonin në gjendje të mjerueshme.

 

Shume e prekese Mos e le pa e shikuarLot gezimiMrekulli e madhe, pas 44 viteve i vjen shikimi fal bamiresveSHIKOJE SHPERNDAJE

Posted by Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit on Freitag, 17. März 2017

07/25/2017 20:36

Doni një ditë me buzëqeshje? Shikoni këtë video