Cool

Gruaja më thonjtë më të gjatë në botë, të gjithë po e pyesin se si shkon në tualet (Video)

09/10/2017 23:32
nga:Gazeta Blic

Një grua nga Teksasi ka thonjtë më të gjatë në botë, të cilët janë hiq më pak se 5.5 metra.

Ayanna Williams jeton në Houston dhe merret me rregullimin e thonjve, kurse tani ka arritur të futet në librin e rekordeve Guiness.

Për më shumë se 28 vite ajo ka rritur thonjtë, kurse për rritjen e thonjve është inspiruar nga një mikeshë.

Ajo thotë se do të vazhdojë t’i rrit. Një nga sfidat më të mëdha për këtë grua është veshja e pantallonave duke marrë parasysh gjatësinë e thonjve, kurse për t’i rregulluar i nevojiten javë të tëra.

Ajo vazhdimisht ua tërheq vëmendjen kalimtarëve kur del në rrugë, kurse familja dhe miqtë nuk shohin asgjë të keqe lidhur me pasionin e saj për thonjtë.

Që të kujdeset sa më mirë për thonjtë, Ayanna përdor sapun antibakterial dhe brushë, por edhe një lëndë që i ndihmon që thonjtë të jenë të fortë.

Pas marrjes së titullit si gruaja më thonjtë më të gjatë në botë, shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë pyetur se si kujdeset për higjienën e saj dhe si shkon në tualet.

11/18/2017 16:27

Zbuluan një mënyrë interesante për t’u ngrohur gjatë dimrit