Cool

Gruaja e hap dritaren e veturës dhe del krejt ‘cullak’, e godet shtyllën dhe vdes në vend (Pamje për të rritur, 18+)

10/12/2017 21:48
nga:F.B

Në qytetin, Puta Cana në Republikën Dominikane një turiste me nacionalitet rus ka vdekur në vend pas një incidenti që ka pësuar kur e ka goditur një shtyllë përderisa po vozitej, shkruan GazetaBlic.

Ajo e ka hapur dritaren e veturës dhe e zhveshur në pjesën e lartë ka dal me trup jashtë, dhe ka nisur të bëjë gjeste të pahijshme. Në momentin që është shtrirë pak më shumë ajo nuk ka arritur ta vërejë se po i afrohej një shtylle të shenjave të trafikut dhe me t’u afruar e godet atë duke e mbytur në vend.

Siç shihet në video as drejtuesi/ja veturës nuk ka arritur ta shoh këtë shtyllë e ta ngadalësoj shpejtësinë, sepse pamjet e publikuara e tregojnë atë duke mbajtur telefonin drejt të ndjerës. Policia e ka konfirmuar vdekjen e saj dhe ajo është identifikuar si Natalia Borodina, 35 vjeçe. / © GazetaBlic /

KENI KUJDES!
Pamjet përmbajnë skena të cilat mund të shikohen vetëm nga personat e moshës madhore. Ngjarja në fjalë përbënë lajm, prandaj edhe është publikuar në shumë media botërore. Nëse nuk e shihni të rrugës ta shikoni, mund të klikoni në lajme të tjera, e nëse jeni kurioz videon e keni më poshtë.