Sporti

Griezmann në Premierligë

01/11/2017 18:07
nga:L H

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho synon që të bëjë një blerje të bujshme gjatë merkatos së verës.

Nuk dihet nëse “Djajtë e Kuq” do të futen në tregun e transferimeve gjatë janarit, por është e sigurt që në verë do të blejnë një emër të madh.

Objektivi kryesor është sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i cili ndiqet prej kohësh. United për të do të paguajë një shifër të majme që e kalon 60 milionë euro.

Strategu portugez dëshiron të afrojë elementë të rinj për të luftuar për titullin kampion vitin e ardhshë.

Në mbrojtje po mendohet për lojtarin e Monacos Tiemoue Bakayoko

07/24/2017 23:45

Lajm i keq për United dhe Mourinhon, në fillim të sezonit do t’i mungojnë këta lojtarë