Cult

Green Art Fest – festival mjedisor në mes termocentralesh

07/31/2017 23:39
nga:F.B

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i parë i festivalit Green Art Fest në Obiliq.

Ky festival, bartës i të cilit ishte organizata jo-qeveritare “Keep It Green” mblodhi qindra të rinj e qytetarë të Obiliqit në një event i cili u mirëprit në masë të madhe.

Festivali, i përkrahur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, KUSA dhe Komuna e Obiliqit, kishte për qëllim ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për ndotjen e ajrit në këtë komunë dhe fshatrat përreth.

Gjatë dy ditëve të kësaj ngjarje u bashkuan njëzet piktorë të cilët përmes ngjyrave portretizuan problemet mjedisore me të cilat preokupohen qytetarët kosovarë.

Gjithashtu gjatë festivalit u ekspozuan fotografi të bëra nga qytetarët me temën e ndotjes ambientale. Pasionantë të fotografisë nga mbarë vendi dërguan qindra fotografi të problemeve mjedisore dhe zgjidhjeve potenciale të tyre.

Çmime u ndanë për pikturat dhe fotografitë më kreative.

Festivali, ndër të tjera kishte për qëllim edhe promovimin e artistëve të rinj dhe të punës vullnetare për iniciative kundër ndotjes së ambientit.

Green Art Fest zgjodhi si lokacion komunën e Obiliqit e cila sipas statistikave të Bankës Botërore cilësohet si një ndër qytetet më të ndotura në Evropë ku ndotja e ajrit në krahasuar me standardet e BE-së është 74 herë më e lartë.


Burimi i lajmit: Guxim Klinaku


12/12/2017 12:07

Sulmohet polici në Obiliq