Showtime

Granit Xhaka dhe Leonita dëgjojnë dhe kërcejnë me muzikë shqip gjatë udhëtimit me veturë (Video)

09/12/2017 21:44
nga:F.B

Futbollisti i njohur Granit Xhaka është mjaft i përfolur edhe sa i përket jetës private.

Tash e sa kohë ai është martuar me bukuroshen Leonita Lekaj, e cila gjendet në çdo hap të jetës pranë tij.

Ata janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ka qenë Leonita, ajo e cila ka publikuar disa video mjaft interesante në InstaStory, ku shfaqet gjatë udhëtimit nga Mançesteri për në Londër, së bashku me Granitin dhe mikun e tyre.

E veçanta e videos është se gjatë gjithë kohës ata po dëgjonin dhe po kërcenin nën ritmet e versionit shqip të këngës së famshme “Mi Gna”.

“Londër-Mançester tu e kall këta dy” (sic.), ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos./ Telegrafi

09/17/2017 19:08

Flasin Xhaka e Mustafi, ja çfarë thonë për barazimin ndaj Chelseat