Geek

Google Pixel XL 2 vjen me ekran 18:9

06/10/2017 18:21
nga:D.I

Duke iu falënderuar GFXBench bëhen të ditura detaje për pajisjen e re të Google serinë Pixel.

Informacioni më i rëndësishëm për telefonin më të ri të mençur Pixel XL 2 është fakti se ai do të vijë me ekran 5,6 inç në formatin gjithnjë e më të popullarizuar 18:9.

Rezolucioni i tij është 2560 x 1312 piksel, që i përgjigjet rezolucionit të ekranit të telefonit të mençur Essential Phone PH-1.

Telefoni ka çip Qualcomm Snapdragon 835, i cili punon në taktin prej 2,35 GHz, grafikë Adreno 540, 4 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme, e cila nuk mund të zgjerohet me microSD njëjtë sikurse te modelet e hershme Pixel.

Sa i përket komponentëve fotografik të pajisjes, GFXBench përmend kamerën kryesore prej 12 MP dhe kamerën për selfi prej 8 MP. Aty është edhe mbështetja për Bluetooth 5.0, NFC dhe GPS, si dhe sistemi operativ Android 7.1.1 Nougat.

Prezantimi zyrtar i telefonit të mençur Pixel XL 2 pritet në tetor, transmeton KosovaPress.