Geek

Google Photos ofron zgjidhje për videot (Video)

04/17/2017 22:41
nga:Gazeta Blic

Një prej aplikacioneve më të nënvlerësuara të Google, sapo është bërë edhe më funksional.

Sipas Android Police, versioni i ri i Google Photos tani do t’i mundësojë përdoruesve të stabilizojnë videot e tyre me klikim të një pulle.

Krejt çka duhet të bëni për të stabilizuar videot është të shkarkoni versionin më të ri të aplikacionin në pajisjen tuaj Android, shtypni ikonën e stilolapsit për të edituar videon dhe më pas të gjeni pullën ‘Stabilize’ në anën e majtë të pjesës së poshtme.

Sipas Android Police, stabilizimi i videove ka qenë një tipar për të cilën Google ka punuar që një kohë të gjatë. Kompania ka filluar të punoj në këtë tipar në gushtin e vitit të kaluar dhe tani më në fund kjo shtesë do të jetë e gatshme për këdo që përdor aplikacionin në një pajisje Android.

11/18/2017 16:43

Çfarë kërkojnë më shumë në Google shqiptarët?