Lajme

Godet rëndë Haziri: Bulliqi nuk është më i LDK-së, është argat i Haradinajt

09/12/2017 20:05
nga:D.I

Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj dje gjatë ditës ka shkarkuar Murat Mehën nga Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, duke e emëruar në vend të tij, ish-deputetin e LDK-së, Shpejtim Bulliqin, njëherësh anëtarin e kryesisë së Degës së LDK në Podujevë.

Mirëpo, emërimin e Bulliqit në krye të këtij komisioni, nuk e ka mirëpritur Lidhja Demokratike e Kosovës.

Të pyetur nëse Bulliqi është konsultuar me LDK-në për pranimin e këtij posti, nënkryetari i saj, Lutfi Haziri thotë se Bulliqi që nga dita e djeshme nuk është më pjesë e LDK-së.

“Ai nuk ka lidhje më me LDK, ai nuk është më në LDK. Ai është argat i Qeverisë Haradinaj. Ramushi po e përdor. Nuk është pjesë e LDK-së, prej ditës së djeshme ai është pjesë me PAN. Është argat i Kadri Veselit, dhe i Hashim Thaçit më shumë”, ka thënë Haziri.

Sa i përket premtimeve të Haradinajt për ndryshim të Demarkacionit, Haziri thotë se kjo është vetëm blerje kohe e tij.

“Ramush Haradinajn po mundohet të blej kohë. Këta po mundohen të shesin mjegull e asgjë tjetër. Ndryshimi ka qenë vetëm shkarkimi i Murat Mehës dhe emërimi i Shpejtim Bulliqit në vend të tij, asgjë tjetër”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Shpejtim Bulliqi tashmë ka pranuar ofertën e Ramush Haradinajt për t’u bërë kryetari i Komisionit Shtetërorë për Demarkacionin.

09/21/2017 20:46

LDK: Shtyrja e votimit për Interpol, dështimi i radhës së qeverisë