Lajme

Glauk Konjufca: Hashim Thaçi frikësohet, për këtë arsye mund ta pengojë Vetëvendosjen

06/16/2017 22:00
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se presidenti Hashim Thaçi frikësohet prej kësaj partie, prandaj edhe mund të jetë kundër dhënies së mandatit për ta formuar qeverinë.

Konjufca thotë se nëse Thaçi është president i PDK-së e jo i qytetarëve te Kosovës, atëherë edhe mund të kenë probleme.

‘Ata janë në gjendje ta çojnë vendin në zgjedhje të reja, më parë se t’ia jepin qeverinë Vetëvendosjes’, ka thënë Konjufca në Argument Plus.

Ai tutje ka thënë se kjo parti frikësohen se VV do t’ia ndalojë rrjetin  e krimit të organizuar.

‘Ata frikësohen shumë dhe këta nuk do tël ëshojnë pe por do të insistojmë që VV për herë të dytë, pas dështimit të PAN-it, jam i bindur që do ta krijojë qeverinë e ardhshme.’, ka thënë ai.

09/20/2017 12:14

Veton Surroi ironizon me të madhe me PDK!