Lajme

Gjuriq: Ushtria e Kosovës, s`është e mirë as për serbët e as shqiptarët

04/20/2017 14:58
nga:R A

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se formimi i siç e ka quajtur ushtrinë e Kosovës ” formacion të armatosur ilegal në territorin e Serbisë” do të përbënte një kërcënim për sigurinë e të gjithë rajonit,

Ai iu ka thënë gazetarëve në Beograd se vetëm përmendja e mundësitë të krijimit të forcave të armatosura të Kosovës është në kundërshtim të Rezolutës 1244 të OKB-së , mandatit të KFOR-it dhe Kushtetutën e Serbisë, dhe kjo është një përpjekje për të nxitur tensione dhe konflikte të reja.

Ai shtoi se kjo nuk mund të sjellë asgjë të mirë as për popullin serb e as shqiptar, veçanërisht në një kohë kur bën deklarata në lidhje me rindarjen e kufijve, krijimit të Siç ka thënë ai Shqipërisë së Madhe fashiste në territorin e vendit tonë”, raportojnë mediat serbe.

10/17/2017 17:44

A e ka hequr Serbia Kosovën nga kushtetuta e saj?