Lajme

Gjoshi: Asnjë i dënuar të mos jetë në listat e kandidatëve për kryetarë apo asamble

08/30/2017 10:42
nga:M H

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës të certifikojë subjektet politike dhe kandidatët për kryetarë të komunave dhe për asamble komunale.

Në këtë mbledhje anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të gjithë ata kandidatë që nuk i plotësojnë kriteret ligjore, ashtu siç është paraparë me nenin 29 të ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme.

Ai ka bërë thirrje që të sfidojnë në PZAP listën e kandidatëve që do të certifikohen nga KQZ-ja në mënyrë që asnjë i dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë në 3 vitet e fundit të mos jetë kandidatë në këto zgjedhje.

11/20/2017 20:09

Reflekton PDK, shpall zgjedhjet e brendshme (VIDEO)