Geek

Gjithçka që duhet të dini për iPhone 8

09/08/2017 10:07
nga:D.I

Apple është duke u bërë gati që të lansojë iPhonen e ri në shtator.

Kompania e madhe amerikane pritet që të sjellë shumë ndryshime tek iPhone 8, në dhjetëvjetorin e pajisjes.

iPhone 8 raportohej se do të ketë mundësi mbushjeje pa kabllo, teknologjinë për njohje të fytyrës, ekran deri në skaje dhe për herë të parë do të jetë pa butonin kryesor.

Apple pritet që përpos iPhone 8 të sjellë edhe dy telefona tjerë, iPhone 7s dhe 7S Plus, që do të jenë përditësime të linjës aktuale.

Kur do të lansohet?

Kompania e Tim Cook pritet që të lansojë telefonin në një event në Kaliforni më 12 shtator. Në gusht ishin dërguar ofertat për gazetarët që të jenë të pranishëm në këtë ngjarje në zyrat e Apple-it.

Sa i përket shitjes, pritet që iPhone 8 të dalë në shitje më 22 shtator.

Sa do të kushtojë?

iPhone 8 do të jetë telefoni më i shtrenjtë i Apple-it. Sipas raportimeve, kjo pajisje do të kushtojë më shumë se 1000 dollarë. Kjo i bie të jetë rreth 50 për qind më shtrenjtë se gjenerata aktuale iPhone 7.

Çfarë ngjyra do të ketë?

Analistët parashikojnë që iPhone 8 të vijë në tri versione ngjyrash: Të bardhë, zezë dhe të artë.

Cilat janë veçoritë kryesore?

Ekrani deri në skaje.

iPhone 8 do të ketë ekran 5.8-inç OLED.

S’do të ketë butonin kryesor, për herë të parë. Apple ka patentuar teknologjinë për njohjen e shenjave të gishtave, andaj nuk do të ketë nevojë për butonin “Home”.

Teknologjia e njohjes së fytyrës.

Do të ketë kamerë 3D dhe të mençur.

iOS 11. Sistemi i ri operativ do të vijë te pajisja e re.

Mbushje e baterisë pa kabllo.

10/17/2017 12:44

Nxjerr “në ankand” virgjërinë për një iPhone 8, pendohet keq kur e kupton se.. (Video)