Lajme

‘Gjimnazi ‘Eqrem Çabej’ po transformohet, nuk po mbyllet’

07/18/2017 00:00
nga:F.B

Mustafë Kadriu nga Ministria e Arsimit ka thënë se gjimnazi gjuhësor ”Eqrem Çabej” në kryeqytet, nuk do të mbyllet por do të ketë një transformim.

Këto deklarime Kadriu i tha në Klan Kosova, pas raportimeve se ky gjimnaz po shuhet i tëri.

Kadriu tutje shtoi se gjimnazi ”Eqrem Çabej” do të transformohet në një format tjetër nga ai gjuhësor në gjuhësor-shoqëror, por sipas tij, kjo nuk do të pengojë nxënësit të aplikojnë në secilën kategori akademike, transmeton Klan Kosova.

”Si i tillë nuk do të jetë më gjimnaz gjuhësor, por gjuhësor shoqëror që ka të bëjë edhe nga shoqëria edhe landët e gjuhëve”.

”Nuk bëhet fjalë për mbylljen e gjimnazit por për transformimin e formateve nga ai gjuhësor në gjuhësor –shoqëror. Nuk do të mbyllet si gjimnaz por do të funksionojë në formatin shoqëror dhe gjuhësor”.

”Do të ketë nga 8 orë për çdo vjet për gjuhë dhe komunikim, pak më shumë art e po ashtu gjeografi etj”.

”Ka një fond të mjaftueshme të orëve të cilat mbulohen në gjuhë, që të plotësojë kërkesat e shkollës. Këta nxënës të këtij gjimnazi do të mund të aplikojnë në secilën kategori akademike. Korniza e kurrikulës ka përcaktuar saktë. Nuk do të ketë lëndë të reja, do të ketë pak më shumë matematikë”.

11/16/2017 14:37

Bytyqi: Krijimi i kushteve të mira për mësim, obligim i MASHT-it