Showtime

Gjiko zbulon diçka të madhe pas aksidentit

08/08/2017 20:24
nga:M H

Reperi Gjiko dje ka pësuar një aksident me veturë dje (e hënë) në tunelin e Kalimashit.

Përkundër veturës, e cila u demolua komplet, gjendja shëndetësore e reperit por edhe e të gjithë atyre që ishin brenda, është shumë e mirë dhe kanë shpëtuar pa lëndime.

Megjithatë, një ditë pas aksidentit, Gjiko ka përshëndetur fansat me një video në Instagram, duke i falënderuar të gjithë ata që u shqetësuan dhe i adresuan mesazhe në rrjetet e tij sociale.

Ai sqaron se nuk ka qenë në timonin e veturës, duke treguar përmes shakave se po të ishte ai në timon, do të “vdisnim”.

Por, sigurisht që gjithçka është thënë me shaka, ndërsa Gjiko duket i lumtur që ka shpëtuar mirë dhe pa asnjë lëndim nga ky aksident. /Telegrafi/

 

12/14/2017 12:46

Video 12 sekondëshe që e bëri të famshme Encën (VIDEO)