Geek

Gëzohuni! Tashmë do të shohim seriala edhe në Facebook

09/01/2017 15:09
nga:Y.K

Agjencia e lajmeve “Reuters” ka raportuar ditën e sotme se Facebook është tashmë në bisedime me studiot e Hollivudit për të prodhuar një “tv show” tërësisht të tijin.

Ndërkohë që “Wall Street Journal” shkruan se rrjeti social nuk do të ketë një “tv show”, por seri të tërë programacioni që do të publikohet në fund të verës së këtij viti.

Facebook ka mbledhur një buxhet prej rreth 3 milionë dollarësh për episod. Audienca që synohet të kapet është e moshave 13 deri në 34 vjeç, e fokusuar kryesisht në atë 17 deri në 30 vjeç.

Seriali do të publikohet në formën e vjetër, pra një episod në një periudhë të caktuar dhe jo si Netflix, i cili publikon një sezon të tërë.