Lajme

Gecaj: Qeveria Mustafa ka vendosur themelet për qeverisje të mirë

07/12/2017 18:03
nga:Gazeta Blic

Këshilltari në largim i kryeministrit Isa Mustafa , Bajram Gecaj ka komentuar deklaratën e Zëvendës Presidentit të Bankës Botërore Muller i cili ka deklaruar se rritja ekonomike në Kosovë është rezultat i lidershipit të kryeministrit Mustafa.

Me këtë rast Gecaj ka thënë se Qeveria Mustafa ka vendosur themelet për qeverisje të mirë e që sipas tij të tjerat shkojnë e vijnë.

Ky është postimi i plotë:

ME RËNDËSI ËSHTË SE I KEMI VENDOSË THEMELET PËR QEVERISJE TË MIRË…tjerat shkojnë e vijnë…

Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore Muller: Rritja ekonomike në Kosovë rezultat i lidershipit të kryeministrit Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot në Trieste ka zhvilluar një takim me zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller.

Gjatë takimit është diskutuar për të arriturat e Kosovës në zhvillimin ekonomik si rezultat i reformave fiskale dhe qeverisjes së fokusuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri Mustafa ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme, duke shprehur besimin se edhe më tutje Kosova do ta ketë përkrahjen e tyre në avancimin e vazhdueshëm të ambientit biznesor.

Nga ana e tij, zëvendës presidenti i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller, tha se rritja ekonomike e Kosovës është rezultat i lidershipit të kryeministrit Mustafa duke vlerësuar vendimet e marra në të mirë të zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ai ka shprehur besimin që edhe qeveritë tjera të ndjekin shembullin e Qeverisë Mustafa dhe të kujdesen për financat publike.

11/23/2017 22:21

Ahmeti: Isa Mustafa mbijeton politikisht duke u fshehur pas të tjerëve