Lajme

Gecaj: Adnan Rrustemi ti je psikopat e hundëmadh

03/20/2017 22:33
nga:M H

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj ka reaguar menjëherë ndaj aktivistit të Lëvizjës Vetëvendosje  Adnan Rrustemi ku ky i fundit e ka quajtur Gecaj si ministër të Serbisë.

Gecaj ka shkruar në rrjetin e tij social në Facebook, duke e quajtur Rrustemin si një hundëmadh e psikopat, përcjell GazetaBlic.

Shënimi i plotë:

FUNDËRRINAT GËNJESHTARË TË LAV
Kjo fundërrina e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), përfaqësues i Brigadave të tyre të Kuqe në KQZ, Adnan Rrustemi, ju paska bashkangjitur sistemit dhe metodës së atij Pinokios tjetër nga Komuna e Prishtinës, veçse këtij ju paska zgjatur hunda më shumë nga gënjeshtra e tij e paskrupullt. E vetmja deklaratë e imja deri më tani në lidhje me organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë ka qenë se “Qeveria e Kosovës ende nuk ka qëndrim për këtë çështje”. Ndërsa ky pinokio hundëmadh merr guximin të më krahasoj edhe me një “ministër të Serbisë”. Ti, more psikopat, me u bashku me tërë farë e fis, prap mbetesh me kilometra largë kredencialeve të mia dhe të familjes sime. Vendimin për ose kundër organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë e merr Qeveria e Republikës së Kosovës, jo unë, e posaçërisht jo bërllogu si ti.

12/09/2017 10:31

Anëtari i LDK-së komenton deklaratën e vëllait të Dardan Molliqaj, ka një këshill për VV-në!