Uncategorized

Gazetari i njohur, ironizon me Ramush Haradinajn e Halil Matoshin: A thu a e din Halili anglishten!

09/13/2017 20:19
nga:D.I

Gazetari, Fidan Jupolli ka ironizuar me Kryeministri Haradinaj duke thënë se këto janë kushtet e reja të Qeverisë, duhet me ditë gjuhën angleze, raporton Gazeta Blic.

“Ju pleq e plaka nuk mundeni me marrë pensione pa e ditur gjuhën angleze”, ka thënë ai.

“Hoxha nuk të shtinë në dhe as prifti, nëse nuk e ki të kryme nivelin e parë të gjuhës angleze”

Madje edhe gjatë transmetimit të një sekuence ai reagon gjithmonë me ironi duke thënë regjia, titra në gjuhën angleze se kryeministri nuk na kupton.

Ai më tej tha, se a thu a dinë Halil Matoshi anglisht.

“A thu vallë a dinë Halil Matoshi anglisht, nashta jo, por Halili e mëson”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj, gjatë një konference për media iu kundërpërgjigj një gazetareje, e cila i tha Haradinajt se Ambasada Amerikane nuk pajtohet me shkarkimin e Murat Mehës dhe Komisionit për Demarkacion.

“Kam respekt për media shumë, por shumica prej juve, as nuk dini të lexoni anglisht, as nuk po dini t’i kuptoni se çfarë kanë thënë, problemi është i juaji, nuk kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa ditë se si po raportoni, besoni, shkoni më shumë në shkollë, shikoni çfarë po thonë ata. E kam lexuar deklaratën e amerikanëve dhe kjo që po thua ti nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë diku që thotë ‘nuk pajtohemi me këtë apo me atë’”, ka thënë Haradinaj në konferencë./GazetaBlic.com/

11/20/2017 21:23

Ky është epilogu i bastit të Fidan Jupollit me Agim Bahtirin