Lajme

Gaxherri: Liderët politik e kanë futur në duar të Serbisë qeverisjen e Kosovës

09/09/2017 16:04
nga:Gazeta Blic

Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, qeverinë Haradinaj e ka quajtur absurd politik e historik dhe se kjo qeveri do të drejtohet nga Serbia.

“Është një ditë dëshpërimi për të gjithë qytetarët e Kosovës duke pasur parasysh që liderët politik e kanë futur në duar të Serbisë qeverisjen e Kosovës. Jemi para një absurdi politik e historik, kjo qeveri nuk është për Kosovën dhe do ti ketë ditët e numëruara” ka thënë Gaxherri, njofton Klan Kosova.

Tutje ajo ka shtuar që do të kundërshtojnë ketë qeverisje, siç e quajti ajo të Serbisë, ndërsa lidhur me takimin e sotëm të Listës Serbe në Beograd Gaxherri tha që Vuçiq u ka dhënë sinjalin që ata mund të qeverisin me Kosovën.

11/24/2017 10:42

LDK me një vendim të papritur në Kuvendin e Kosovës