Lajme

Gashi: Haradinaj do ta ketë të vështirë, kjo është arsyeja

09/12/2017 21:52
nga:D.I

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se qeverisja e Ramush Haradinajt do ta ketë të vështirë jetën për shkak të numrave të pakët.

Ai ka deklaruar se nëse opozita mban pozicion si deri tani, mazhoranca do a ketë të vështirë, ndërsa ka theksuar se në vend duhet të krijohet tradita që partia e parë të marrë drejtimin e qeverisë, njofton Klan Kosova.

“Do të jetë shumë e vështirë që një qeveri që ka mbështetjen e 61 apo 62 deputetëve të ecë përpara. Kësaj radhe opozita është shumë e fortë. Duhet që në Kuvendin e Kosovës megjithatë të krijohet një gjendje e vullnetit pozitiv dhe e veprimeve korrekte politike. Por normalisht që do të jetë e vështirë që kjo qeverisje të funksionojë”.

“Mendoj se duhet të hyjmë në një fazë tjetër të politikbërjes, kur partia e parë që merr më shumë vota duhet të ketë kryeministrin. Nuk mund të vazhdohet me idenë që lojërat politike të sigurojnë postin e kryeministrit, apo plot poste tjera”.

“Kur flasim për zhvillim rajonal – cka është rajoni në Kosovë? Në Kosovë nuk ka rajone. Ka një tendencë të komunitetit serb për këtë gjë, por jo dicka tjetër”.

09/24/2017 11:28

Abrashi: Sporti në komunën e Prishtinës ka degraduar