Astrit Gashi
Lajme

Gashi: Demarkacioni, kauza e Mustafës për të mbetur në qeverisje

04/19/2017 21:19
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Astrit Gashi ka thënë se LDK-ja nuk do të donte të futej në zgjedhje, për shkak se e ka kryeministrin, dhe se shkuarja në zgjedhje nuk i garanton pushtetin.

Gashi që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se nuk e sheh që LDK-ja po tërhiqet nga qeverisja ashtu si edhe nuk pret që Qeveria të rrëzohet së shpejti.

“Ne nuk kemi parë një marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së për prishjen e Qeverisë. Nga deklaratat e Mustafës e kemi parë që dinamika e rrëzimit të Qeverisë nuk do të ndodhë”.

“Nuk shoh shenjë që LDK dhe Mustafa po tërheqen nga qeverisja sepse mundësia që LDK të shënojë një rezultat të favorshëm në këto zgjedhje pas tradhtisë së Mustafës ndaj votuesve të LDK-së është e vogël”.

Sipas tij, Mustafa me qëllim po e zvarritë veprimtarinë e Kuvendit për të fituar kohë dhe se Demarkacioni tashmë është edhe kauzë e tij.

“Mustafa me qëllim është duke e zvarritur veprimtarinë e Kuvendit duke blerë kohë për të mos shkuar në zgjedhje”.

“Demarkacioni është shndërruar si kauzë e Mustafës që të mbetet në qeverisje. Mustafa tha se nëse deri në korrik nuk bëhet Demarkacioni ne nuk duhet të ngutemi ta bëjmë”.

Sipas Gashit, nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK do të hynte në këto zgjedhje e papërgatitur si kurrë më parë.

09/20/2017 19:35

Naser Rugova e bën një postim të rrallë në Facebook, për çështjen e Demarkacionit!