Uncategorized

Ganimete Musliu e quan yll të estradës Dardan Sejdiun!

07/12/2017 21:24
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, i është përgjigjur, nënkryetarit të Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, i cili të mërkurën gjatë ditës ka deklaruarvse lideri i PDK Kadri Veseli nuk duhet të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Musliu përmes një postimi në Facebook e ka gozhduar rëndë Sejdiun dhe Vetëvendosjen.

Statusi i plotë i Musliut në Facebook: 

Sot paska fol edhe ylli i ri i estradës së kuqe sovjetike nga VV, Dardan Sejdiu, që po shijon “sukseset” e fitores humbëse të 11 qershorit dhe paska thëne se Kadri Veseli nuk është njeri i duhur për kryeparlamentar!? 

Ani, mirë e ka, pasi tash ka fituar edhe mandatin e deputetit, ky ma i butë se ai shoku i tij “Skenderbeu” (baba i tij me alltia u endeke në Kosovën e vrarë të vieve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë, e me leje të tij); por edhe ky Sejdia me nanën e vet, gjyqetare të dhunshme të Millosheviqit në Kosovë, duke punuar deri në 1999, me kanë me nxanë Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin të gjallë atëhere, nuk dihet a i kishin lëshuar të gjallë ndonjëhere prej gjyqit serb ku ka punuar!? E lëre ma kryetar shteti apo kryeparlamentar!?

Populli im, sa çudi kjo VV, ka mbledhë në fronte tërë këtë soj të këtyre njerëzve “patriot”! !!!!
Ama patriot! 
Këta, për ata nuk e njohin shtetin e Kosovës, vec e dojnë me nostalgji bashkimin e madh … sovjetik!

09/23/2017 23:10

Dardan Molliqaj: Ky është njeriu që më “çoi” në Vetëvendosje!