Geek

Galaxy C10 do të ketë 6 GB RAM

06/10/2017 15:44
nga:D.I

Galaxy C10 do të jetë telefoni i parë i Samsungut me dy kamera në anën e pasme dhe në treg pritet të dalë në tremujorin e tretë të këtij viti.

Burime kineze kanë bërë të ditur se pajisja do të ketë procesor Qualcomm SoC – Snapdragon 660 dhe 6 GB RAM, si dhe ekran 6 inç me rezolucion FHD, transmeton KosovaPress.

Po sipas këtyre burimeve, ka mundësi që nëse brenda një kohe të caktuar nuk arrihet të prodhohen në sasi të mjaftueshme çipat Snapdragon, një pjesë e telefonave Galaxy C10 të kenë çipin me 6 bërthama SoC –Exynos 7872. Por, një gjë e tillë do të dihet saktë pas prezantimit zyrtar.

Galaxy C10 do të ketë bateri me kapacitet 4.000 mAh dhe dy versione të hapësirës së memories – me 64 GB dhe 128 GB.

Në treg pritet të dalë më së voni deri kah fundi i korrikut me çmim prej rreth 515 dollarësh për modelin 64 GB.