Sporti

“Futbolli më rrezikonte jetën”, rrëfimi emocionues i Lorik Canës pas tërheqjes nga futbolli

10/13/2017 10:03
nga:L H

Para ndeshjes Shqipëri – Itali u zhvillua një ceremoni në nder të ish-kapitenit legjendar Lorik Canës, i cili hoqi dorë përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Një sëmundje e zbuluar para disa muajve detyroi qendërmbrojtësin të hiqte dorë nga pasioni i tij. Për këtë, Cana ka folur për gazetën prestigjoze “L’Equipe” ku ka zbuluar saktësisht nga se vuan.

“Ka 15, 16 muaj që e kam mbyllur me futbollin, praktikisht sapo përfunduam rrugëtimin europian me Shqipërinë. Praktikimi i futbollit në nivele kaq të larta ishte kthyer në një profesion të rrezikshëm për mua. Kisha disa probleme shëndetësore, të cilat nuk po i kapërceja dot me kalimin e kohës. Përpara dhe pas Europianit në Francë, kam kryer disa analiza specifike, të cilat treguan se nuk isha edhe aq mirë.

Vuaj nga një sëmundje që quhet miokardi. Është në vijimësi të një virusi të marrë më parë. Kam pasur ethe të forta dhe jam sfilitur nga sëmundja për sa i përket anës fizike. Virusi ka prekur miokardin dhe më ka provokuar një skuqje. Pas kontrolleve të specializuara, arrita të diagnostikohesha.

Pas një kontrolli të mjeku panë se gjendja ishte më serioze nga ajo që mendohej. Edhe pse u ndieva mirë, unë u ndoqa cdo tre muaj dhe mjeku nuk mund të më jeptë siguri që unë mund të rifitoja aftësinë time fizike të mëparshme”,ka deklaruar Lorik Cana.

10/16/2017 11:09

Renditja e fundit e FIFA-së, befasi, Kosova ka rritje, bije Shqipëria