ldk
Lajme

Frika e LDK-së nga Vjosa Osmani!

05/19/2017 18:06
nga:M H

Lidhja Demokratike e Kosovës akoma nuk i ka përfunduar listat me kandidatët e tyre të cilët do të garojnë për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Një gjë e tillë pritet të finalizohet brenda pak orësh, kështu ka thënë zëdhënësja e LDK-së Gentiana Azemi për GazetaBlic.

“Listat ende nuk i kemi përfunduar dhe brenda pak kohësh do ti përfundojmë dhe do të ju njoftojmë”, tha ajo.

E pyetur nga Gazeta Blic nëse Osmani do të jetë në listë zgjedhore, Azemi nuk ka dhënë asnjë detaj.

Ndërsa në anën tjetër deputetja më e votuar femër në legjislaturën e kaluar, Vjosa Osmani vazhdon të jetë temë e “nxehtë” në Lidhjen Demokratike të Kosovës.Gazeta Blic brenda LDK-së ka marrë vesh se ende nuk është vendosur përfundimisht për emrin e Vjosa Osmanit, nëse do të jetë apo jo në listë zgjedhore.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, një pjesë e partisë po këmbëngulin që Osmani të jetë në Listë, derisa një pjesë të afërt me Isa Mustafën janë kundër.

“Këta që po e mbështesin Osmanin po konsiderojnë se përjashtimi i saj, do të jetë fatal për LDK-në, derisa këta që janë kundër hyrjes së saj në listë, e shohin si rrezik, ngase ajo mund të dalë më e votuara”, tha ky burim. Megjithatë, shton ky burim brenda pak orësh do të vendoset përfundimisht në lidhje me këtë çështje.

“Brenda pak orësh do të kompletohet Lista Zgjedhore,dhe do të dihet edhe për fatin e Osmanit”, tha ky burim.

Në anën tjetër, deri më tani janë përjashtuar ish- deputetët: Fatmir Rexhepi, Shpejtim Bulliqi, Hatim Baxhaku e Adem Salihaj, që kundërshtuan qeverinë Mustafa dhe që ishin kundër Demarkacionit. Ndërkohë, sonte në ora 24: 00 përfundon afati ligjor për dorëzimin e listave zgjedhore.

06/27/2017 19:08

Rugova: Nuk befasohem nëse deputetë nga LDK-ja i bashkohen PAN-it!