Sporti

Franca publikon listën e futbollistëve, në Shqipëri me yje

05/19/2017 22:53
nga:Gazeta Blic

Kombëtarja U-21 e Francës ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen miqësore që do të luajë ndaj bashkëmoshatarëve kuqezinj të Shqipërisë më 5 qershor.

Trajneri i ri i Shpresave të “gjelave”, Silven Ripoll, nuk është kursyer aspak duke marrë me vete edhe yjet e kësaj skuadre siç janë Moktar Diakabi i Lionit apo Musa Dembele i Sëlltikut.

Lista e Francës U-21

Portierë

Eskales (Marsejë), Kamara (Turs), Prevot (Sosho)

Mbrojtës

Amian Adou (Tuluzë), I. Sise (Turs), Moktar Diakabi (Lion), Dialo (Monako), Hernandez (Alavesh), Faitot Mausa (Nansi), Mukiele (Montpelier), Pavard (Shtutgart)

Mesfushorë

Blin (Tuluzë), Koko (Guingamp), A. Diakabi (Renë), Fulgini (Valencienes), Ikone (Montpelier), Lopez (Marsejë), N’Doram (Monako)

Sulmues

Bamaba (Anxhers), Musa Dembele (Sëlltik), Siebatço (Shatëroks)