Lajme

Franca dhe Gjermania zhvillojnë aeroplan të ri luftarak evropian

07/13/2017 16:35
nga:M H

Franca dhe Gjermania janë pajtuar për ta zhvilluar një aeroplan luftarak evropian, në mënyrë që t’i zëvendësojnë flotat e tyre ekzistuese, si pjesë e një grumbulli reformash për ta forcuar bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje, sipas një dokumenti të publikuar pas një takimi mes kabinetit franko-gjerman sot në Paris.

Këto dy vende do të dalin me një udhërrëfyes për zhvillimin e aeroplanit të ri luftarak kah mesi i vitit 2018, transmeton Express.

Dy qeveritë po ashtu janë pajtuar për ta themeluar një kornizë të bashkëpunimit për modelin e radhës të helikopterit sulmues “Tiger”, dhe për raketa taktike ajër-tokë.

Në këtë dokument po ashtu thuhet se dy vendet janë pajtuar për të punuar së bashku për t’i siguruar sistemet tokësore përfshirë tanke dhe artileri të rëndë dhe se një kontratë pritet të nënshkruhet para projektit Eruodrone të vitit 2019 të udhëhequr nga Gjermania.

09/20/2017 16:03

Pse nuk duhet të flini në aeroplan?