Fit&Sexy

Formula kundër sterilitetit tek meshkujt

03/20/2017 18:49
nga:M H

Gjatë ngjizjes, rreth 55 milionë spermatozoidë garojnë se cili nga ta do të ngjitet me vezën. Dhe deri tani, lëvizjet ritmike komplekse tkanë qenë të mistershme për shkencëtarët.

Një studim i ri është bërë mbi formulën matematikore për lëvizjen e spermatozoideve, që hulumtuesit nga universiteti i York, Birmingham, Oxford the Kyoto, thonë se mund ta ndihmojë sterilitetin tek meshkujt, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ata gjetën se bishti i spermatozoidit krijon një ritëm karakteristik që e shtyen spermatozoidin përpara, përderisa koka është tërëhequr prapa dhe anash.

“Në mënyrë që të vëzhgojmë, në mikromasë, se si sperma e arrin shtytjen përpara përmes lëngjeve, po përdorim teknikat mikroskopike me precizitet të lartë”, tha Hermes Gadelha, nga departamenti i matematikes në universitetin e York-ut.

“Matjet e rrahjeve të bishtit të spermatozoidit ushqehen brenda një modeli kompjuteri, që ndihmon në të kuptuarit e formulave të rrhjedhës së lëngjeve që rezultojnë nga kjo lëvizje”, konstatoi ai.

“Ne dëshiruam të krijojmë formula matematikore që do ta thjeshtonin mënyrën se si ne e adresojmë këtë problem, dhe do ta lehtësonin parashkimin se si notojnë spermatozoidët në numër të madh”, shtoi Gadelha.

07/20/2017 17:37

10 përfitimet e birrës për organizmin, ja sëmundjet që mban nën kontroll